image Zyra e Prokurorit të Specializuar shton një dëshmitar në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Drejtësi

Zyra e Prokurorit të Specializuar shton një dëshmitar në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

news image

Trupi gjykues i Gykatës Speciale, në krye me Charles Smith, ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të ftuar edhe një dëshmitar në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të vazhdojë nesër në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëgjimin e dëshmitarit të tretë në këtë proces gjyqësor.

Në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili ka filluar më 7 tetor 2021, deri tani e kanë përfunduar dëshminë e tyre dy dëshmitarë, ndërsa nesër më 4 nëntor do të dëgjohet dëshmitari i tretë i cili do të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së ish-krerëve të OVL-UÇK.

Dëshmitari i tretë i ZPS-së është një punonjës sigurie në këtë zyrë i cili tashmë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë./GazetaSinjali/