U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hotin, njofton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Zyra e Presidencës, takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional.
“Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend. Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë COVID-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi. /Gazeta Sinjali/