image Zyra e Macronit njofton se çfarë u diskutua në takimin me Avdullah Hotin

Politikë

Zyra e Macronit njofton se çfarë u diskutua në takimin me Avdullah Hotin

news image

Presidenca e Francës ka njoftuar për takimin e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth çështjes së dialogut për normalizimin e marrdhënieve mdis Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti i Republikës priti të martën 7 korrik në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, Z. Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit  dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e Zyrës së Macronit përmendet edhe mbajtja e videosamitit, te premten më 10 korrik, të cilin e organizon ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Me iniciativën e Presidentit të Republikës dhe Kancelares gjermane, do të mbahet një samit në 10 korrik me videokonferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe të lejojë Bashkimin Evropian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre. Ky samit do të pasohet nga ai tashmë i zhvilluar në Berlin më 29 Prill 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan  dhe forcojnë lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/