image Zyra e Kryeministrit e hap "Javën e Krenarisë" në Kosovë

Sociale

Zyra e Kryeministrit e hap “Javën e Krenarisë” në Kosovë

news image

Me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, sonte u bë hapja e Javës së Krenarisë, me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të komunitetit LGBTI në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punojë drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me llojllojshmëri dhe me mundësi të barabarta e pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Ai shtoi se Qeveria është e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendosë në qendër të vlerave të përfaqësuara nga Kosova, duke u bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës CEL, Blert Morina.

Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ky aktivitet u organizua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Center for Equality and Liberty – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Hapja e Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë u paraprin aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Kosovë./Gazeta Sinjali/