image Zyra e Konjufcës: Lista Serbe ka 4 muaj që s’vjen në Kuvend, nesër mungojnë se shkojnë në Beograd

Politikë

Zyra e Konjufcës: Lista Serbe ka 4 muaj që s’vjen në Kuvend, nesër mungojnë se shkojnë në Beograd

news image

Shefi i stafit të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj “Listës Serbe” të cilët nesër do të qëndrojnë për vizitë në Beograd e ku do të takohen me Aleksandar Vuçiqin.

Kërçeli ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit bojkoton Kuvendin e Kosovës derisa do të mungojnë edhe në seancën e caktuar për nesër meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit.

Ai ka thënë se është mirë të rikujtohet dhe të rikonfirmohet edhe për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të mbaj konsultime në Beograd.

Reagimi i plotë:

Nesër më datë 27.11.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj radhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.

E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq.

Me këtë rast është mirë të i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbaj konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!

/GazetaSinjali/