image Zyra e BE-së në Kosovë: Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë

Kosovë

Thirrje/ Zyra e BE-së në Kosovë: Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë

news image

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë se nevojitet formimi i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara procese në në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit.

Përmes një deklarate nga kjo zyrë thonë se besojnë se partitë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratke e Kosovës do të arrijnë marrëveshje.

“Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura. Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja”, thuhet në deklartanë e zyrës së BE-së.

Sipas kësaj zyreje, zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet.

“Ky është thelbi i procesit demokratik”./Gazeta Sinjali/