Zymer Bytyqi ka realizuar një gol të bukur në Superligën e Turqisë, shkruan Sinjali Sport.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës e kaloi skuadrën e tij, Konyaspor në epërsi ndaj Basaksehir.
Dueli i dy ekipeve turke po zhvillohet për xhiron e 21-të, ku 45 minutat e parë u përmbyllen me rezultat minimal 0-1.
Bytyqi golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi në minutën e 37-të, me qetësi para portës, duke e mposhtur portierin vendas pa problem.