image Zvicra në çerekfinale përmes penaltive, Mbappe humb të fundit

Futboll

Zvicra në çerekfinale përmes penaltive, Mbappe humb të fundit

news image

Kampioni i botës në fuqi Franca u përball me Zvicrën në 1/8 e finales së Evropianit, shkruan Sinjali Sport.

Pasi mbaroi koha e rregullt me rezultat të barabartë 3-3 dhe vazhdime po ashtu, në cerekfinale përmes penaltive u kualifikua Zvicra.

Nga pika e bardhë pesë futbollistë të Zvicrës realizaun, ndërsa Mbappe e humbi penaltinë vendimtare.

Asistimi i Granit Xhakës ishte kyç për golin e tretë të helvetëve, ku shënoi Mario Gavranovic.

Haris Seferovic e konkretizoi përsëri me kokë një tjetër harkim.

Paul Pogba me një gol të jashtëzakonshëm, ka dërguar Francën në një epërsi solide.

Karim Benzema me dy gola i kaloi gjelat në epërsi.

Haris Seferovic me kokë realizoi për helvetët golin e parë në ndeshje në minutën e 15-të.

Në “Arena Nationala” të Bukureshtit të Rumanisë po luhet ky takim, që ka nisur në ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/