image Zvicra i shpall luftë koronavirusit, kredi pa interes deri në 500 mijë franga

Botë

Ekonomi/ Zvicra i shpall luftë koronavirusit, kredi pa interes deri në 500 mijë franga

news image

Zvicra i ka shpallur “luftë” koronavirusit me planet e para ekonomike për të përballuar krizën që pritet të shkaktojë epidemia.

Ministri i Financave Ueli Maurer ka prezantuar një pako shpëtimi pas takimit me 300 shefat e bankave në Zvicër.

Ministria ka vënë 20 miliardë franga në Zvicër për të ndihmuar bizneset, duke u mundësuar të marrin kredi pa interes deri në 500 mijë CHF brenda 30 minutave.
Pas prezantimit të ofertës, kanë ndodhur 10 mijë aplikime nga bizneset në 36 orët e para.