image Xhaka reagon pas kualifikimit të Zvicrës: Rrugëtimi vazhdon, ëndrra është ende gjallë

Botërori 2026

Xhaka reagon pas kualifikimit të Zvicrës: Rrugëtimi vazhdon, ëndrra është ende gjallë

news image

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka ndarë një reagim plot emocion pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Kupës së Botës 2026.

Pas suksesit ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8 së finales, ku zviceranët siguruan kalimin më tej vetëm pas penalltive me rezultat 4-3, mesfushori shqiptar reagoi përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Xhaka shprehu gëzimin për këtë arritje dhe theksoi se skuadra vazhdon të besojë në rrugëtimin e saj në Botëror.

“Rrugëtimi vazhdon… Ëndrra është ende gjallë. Jemi në çerekfinale. Le të vazhdojmë të besojmë“, shkroi ai në profilin e tij.

Falë këtij triumfi, Zvicra është renditur mes tetë përfaqësueseve më të mira të Kampionatit Botëror dhe tashmë synon të bëjë një tjetër hap të madh në garë.

Në çerekfinale, ekipi helvetik do të përballet me kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, në një ndeshje që është planifikuar të zhvillohet në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/