Kombëtarja e Zvicrës po luan ndaj Uellsit, ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.
Dy kombëtaret që bëjnë pjesë në Grupin A, së bashku me Italinë dhe Turqinë, që u përballen dje (e premte), ku triumfuan Azzurri me rezultat 3-0.
Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 49-të, me anë të Breel Embolo, që realizoi me kokë pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
#EURO2020
— SCORED GOALS ⚽️ (@scoredgoalss) June 12, 2021
Embolo marks the first for Switzerland, good finish. ????????????????
pic.twitter.com/LSXw6lP75T
Ky takim është duke u luajtur në stadiumin “Olimpiya” në Baku të Azerbajxhanit. /Gazeta Sinjali Sporti/