image Zvicër: Sulmi terrorist u krye nga një 28-vjeçare, simpatizante e ISIS-it

Botë

Zvicër: Sulmi terrorist u krye nga një 28-vjeçare, simpatizante e ISIS-it

news image

Policia e Zvicrës ka paraqitur prova se gruaja 28 vjeçare me shtetësi zvicerane që ka kryer sulmin në Lugano, kishte shprehur simpati për milicinë terroriste IS.

Ajo ishte e mbikëqyr nga policia që nga viti 2017, raporton Gazeta Sinjali.
Në koferencë, përmes videos ka marrë pjesë edhe shefja e Fedpol-it Nicoletta della Valle.

Sipas mediave atje, kur gruaja po mbahej nga qytetarët kishte thirrur “Unë jam ISIS”.

“Ne kemi nisur kontrollet dhe, bashkë me policinë e kantonit të Ticinos po përpiqemi të kuptojmë rrethanat e sulmit, përmes të cilave ndoshta edhe do të konfirmojmë motivin” ka thënë tutje Cathy Maret nga fedpol

Siç është shkruar tashmë, sipas policisë, një grua 28-vjeçare zvicerane ka sulmuar dy gra në qendrën tregtare Manor që ndodhet në Piazza Dante në Lugano.

Njërën nga gratë e ka lënduar me duar dhe tjetrën, duke e goditur me thikë. Kryerësja e dyshuar e krimit është mbajtur me forcë nga klientët e pranishëm dhe më vonë është arrestuar nga policia.

Policia nuk përjashton motivet terroriste dhe po punon së bashku me Zyrën Federale të Policisë. Njëra nga të sulmuarat ka pësuar dëmtime serioze, por jo kërcënuese për jetën. Tjetra ka pësuar lëndime të lehta.

Nëse vërtetohet sfondi terrorist i këtij sulmi, atëherë ky është rasti i parë që në Kantonin e Ticinos është bërë një sulm me prapavijë të tillë./Gazeta Sinjali/