Sot në Zvicër shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mban tubim kushtuar viktimave të gjenocidit.
Ky aktivitet zhvillohet në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe dhe në njëvjetorin e miratimit të rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, ku 15 janari shpallet “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”.
Tubimi mbahet në GZ Oerlikon Gubelstarsse 10 në Zurich, nga ora 19:00. /Gazeta Sinjali/