image Zvicër: Nëse një person i infektuar me koronavirus ka qenë në klub, të tjerët nuk do të vetizolohen

Evropë

Zvicër: Nëse një person i infektuar me koronavirus ka qenë në klub, të tjerët nuk do të vetizolohen

news image

Pasi rihapjes së klubeve të natës në Zvicër, filluan të bëheshin vatër e koronavirusit.

Prandaj Zvicra kishte marrë vendim që nëse dikush nga një festë e organizuar në ndonjë klub nate rezulton pozitiv në testin për koronavirus, të gjithë pjesëmarrësit detyroheshim të karantinohen.

Por siç raporton “Tages-Anzeiger”, ky rregull nuk do të vlejë më.

Sipas shërbimit mjekësor kantonal mund të thuhet se jo të gjithë njerëzit që janë në një lokal me një person që është i prekur duhet të jenë në karantinë.

Megjithatë, ata duhet që të respektojnë rregullat e distancës dhe higjienës dhe të shmangin turmat e njerëzve. /GazetaSinjali/