Pasi rihapjes së klubeve të natës në Zvicër, filluan të bëheshin vatër e koronavirusit.
Prandaj Zvicra kishte marrë vendim që nëse dikush nga një festë e organizuar në ndonjë klub nate rezulton pozitiv në testin për koronavirus, të gjithë pjesëmarrësit detyroheshim të karantinohen.
Por siç raporton “Tages-Anzeiger”, ky rregull nuk do të vlejë më.
Sipas shërbimit mjekësor kantonal mund të thuhet se jo të gjithë njerëzit që janë në një lokal me një person që është i prekur duhet të jenë në karantinë.
Megjithatë, ata duhet që të respektojnë rregullat e distancës dhe higjienës dhe të shmangin turmat e njerëzve. /GazetaSinjali/