image Zvicër: Dëbohet për 15 vjet shqiptari që ia preu kokën gjyshës së tij

Diasporë

Zvicër: Dëbohet për 15 vjet shqiptari që ia preu kokën gjyshës së tij

news image

Gjykata e Qarkut në Frauenfeld të Zvicrës ka marrë vendim në rastin e një të riu që ia preu kokën gjyshës së tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjykata e ka shpallur atë të pafajshëm për shkak të paaftësisë së tij mentale për vrasje të qëllimshme, prishje të paqes së të vdekurve dhe për privim lirie.

Gjithashtu është urdhëruar një masë spitalore për trajtimin e çrregullimeve mendore brenda kuptimit të Nenit 59 Paragrafi 3 StGB.

Në të njëjtën kohë, trupi gjykues ka urdhëruar edhe dëbimin e tij nga Zvicra pa leje kthimi për 15 vjet.

Megjithatë, 21-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut është shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së ligjit mbi bartjen e armëve, sulmin dhe shkeljen e ligjit të Narkotikëve.

Ai ndëshkohet me gjobë me kusht prej dhjetë njësish ditore prej 30 franga secila dhe me gjobë.

“Gjykatësit i është dashur të merret me një akt të neveritshëm, të pakuptueshëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, René Hunziker duke dhënë arsyet për vendimin.

Raporti psikiatrik ka zbuluar se i akuzuari kishte skizofreni të rëndë, akute, të padiferencuar, për shkak të kësaj, aftësia e tij për të parë vrasjen, prishjen e paqes së të vdekurve dhe privimin e lirisë nuk ekzistonte, dhe për këtë ai nuk ishte fajtor.

Kurse, duke marrë vendimin për dëbim nga vendi, gjykata merr parasysh rrezikun e rikthimit, zgjedhjen e viktimës dhe veprimin befasues, ndërsa për më tepër, i akuzuari nuk është i integruar me të vërtetë në Zvicër. /Gazeta Sinjali/