image Zveçan: Sulmohen me mjete piroteknike policët e Kosovës

Siguri

Zveçan: Sulmohen me mjete piroteknike policët e Kosovës

news image

Mbrëmjen e kaluar patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll.

Në këtë kamion Policia gjatë kontrollit ka gjetur 56 krerë dele, ku përmes një njoftim për media bëhet e ditur se drejtuesi nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve.

“Gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore”, ka thënë Policia.

Policia bën të ditur se nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar.

Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme.

“Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes”.

/GazetaSinjali/