image Zv/presidentja në fjalimin e fitores: Mund të jem gruaja e parë në këtë pozitë, por nuk do të jem e fundit

Botë

Zv/presidentja në fjalimin e fitores: Mund të jem gruaja e parë në këtë pozitë, por nuk do të jem e fundit

news image

Kamala Harris u shpall mbrëmë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu gruaja e parë që mban këtë pozitë.

Në tubimin e parë para amerikanëve si të zgjedhur, Harris foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, shkruan BBC.

Pë pozitën e saj Harris tha se nëna e saj “besoi kaq thellë në një Amerikë ku një moment i tillë është i mundur”.

Në fjalën e saj Harris, tha se po mendon për nënën e saj, e cila e rriti atë dhe motrën e saj si një nënë e vetme – dhe brezat e tjerë të grave me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine dhe vendase që kanë “hapur rrugën për këtë moment si ky”.

“Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë. Këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre. Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre”, shtoi ajo.

Harris vlerësoi Biden për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij.

“Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”.

Harris përfundoi komentet e saj duke thënë se është gati të shkojë në punë. Ajo dhe Biden do të trajtojnë pandeminë, do të adresojnë çështjet kundër racizmit.

Në fund, ajo tha se Biden do të jetë president për të gjithë amerikanët. /Gazeta Sinjali/