Zëvendësministri i Shëndetësië në Kosovë, Izet Sadiku, thotë se personat e ardhur nga Gjermania janë marrë nga aeroporti i Prishtinës me veturat e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Sadiku tha se personave të karintuar iu është siguruar nga një pako higjienike.
Arritja e gjërave të tyre elementare në karantinë nga familjarët e tjerë do të bëhet me kordinim, pasi sipas tij, ata nuk duhet të kenë fare kontakt me familjarët dhe personat e tjerë.
Sot ka mbërritur një aeroplan nga Dusseldorfi i Gjermanisë, ku në të kanë qenë gjithej 180 pasagjerë.
Ky udhtim është organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa të njëjtit do të qëndrojnë për 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/