image Zv/kryeministrja: Flamur nuk ka pasur as në zyrën e shfrytëzuar nga kabineti i Kurtit

Politikë

Zv/kryeministrja: Flamur nuk ka pasur as në zyrën e shfrytëzuar nga kabineti i Kurtit

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e NISMA-së, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se ka informacione se zyra në të cilën është vendosur, është shfrytëzuar nga kabineti i ish-kryeministrit Kurti.

“Sipas informacioneve që kam atë zyrë e ka shfrytëzuar kabineti i kryeministrit Kurti”, ka thënë ajo.

Pasi i është kërkuar që të tregojë se a ka informacione se kush ka qenë më herët në atë zyrë, Balaj-Halimi ka deklaruar se aty nuk e ka gjetur as flamurin e  Republikës së Kosovës dhe as deklaratën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja ka thënë se me vetë iniciativë e ka vendosur flamurin e Kosovës./GazetaSinjali/