image Zv.kryeministrja e parë transgjinore në Evropë

Evropë

Zv.kryeministrja e parë transgjinore në Evropë

news image

Një grua transgjinore është emëruar si zëvendëskryeministre në Belgjikë. Kështu Belgjika është vendi i parë në Evropë që për zv.kryeministre emëron një transgjinore.

Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, është një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për besimin që kam marrë nga partia ime”, ka shkruar De Sutter në Twitter.

De Sutter ka shërbyer si senatore nga Partia Groen në Belgjikë për pesë vjet. Grupi për të drejtat e LGBT+ e ka vlerësuar emërimin e De Sutterit si një hap përpara për politikanët transgjinorë . /Gazeta Sinjali/