image Zv/kryeministrja Balaj-Halimaj pret në takim ministrin Zemaj, flasin për situatën me koronavirus

Kosovë

Zv/kryeministrja Balaj-Halimaj pret në takim ministrin Zemaj, flasin për situatën me koronavirus

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e situatës me koronavirus.

Balaj Halimaj ka thënë se ministri Zemaj e ka njoftuar për donacionin e disa aparaturave nga OBSH që pritet të vijnë në Kosovë.

“Sot me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj biseduam për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend. Biseduam për nevojën e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve spitalore për të prekurit me koronavirus si dhe shtimin e numrit të testimeve. Ministri më njoftoi se pas disa ditësh Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet t’i dhurojë Kosovës disa aparatura të cilat do të na ndihmojnë të shtojmë numrin e testimeve të qytetarëve me simptoma, si dhe të kontakteve të të infektuarve”, ka shkruar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv në testin për koronaviurs, ia ka deleguar punën zëvendëses së tij, Albulena Balaj-Halimaj. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/albulena.balajhalimaj.5/posts/2758714414400258?__cft__[0]=AZVLiVJJborNesECAXE_k6q0qBDR3mbTEhBunVvK2dSrcm5kQIIZAeolr44osbdrbF-DYaAHYpJZ2CxcsAQs2FvzolTLgQrzifkJQKTgljS6LilO6vqS6DRNMiTnVk2Udv8&__tn__=%2CO%2CP-R