image Zv.kryeministri italian: Heqja e barrikadave në veri, rezultat i punës së BE, SHBA dhe NATO

Politikë

Zv.kryeministri italian: Heqja e barrikadave në veri, rezultat i punës së BE, SHBA dhe NATO

news image

Zëvendëskryeministri i Italisë Antonio Tajani, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shkruar se heqja e barrikadave në veri të Kosovës është rezultat i punës së bërë mes Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe NATO-s për zbutjen e tensioneve.

Tajani ka theksuar se Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës duhet të punojnë për të forcuar një dialog nën patronazhin e BE-së.

“Heqja e barrikadave është një rezultat i mëtejshëm i punës së bërë në sinergji me BE-në, SHBA-në dhe NATO-KFOR për të zbutur tensionet në Kosovë. Qeveria serbe dhe ajo e Kosovës duhet të punojnë për të forcuar një dialog nën patronazhin e BE-së. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Tajani.

/GazetaSinjali/