image Zv.kryeministri i Qeverisë Hoti tregon se si i shkarkoi bordet Kurti

Politikë

Zv.kryeministri i Qeverisë Hoti tregon se si i shkarkoi bordet Kurti

news image

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, tha se ish-kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar bordet e ndërmarrjeve publike në mënyrë të paligjshme.

“Në mungesë të ligjit të qeverisë dhe një vakum legjislativ, zoti Kurti në mandatin e tij, mori disa vendime i cili në aspektin procedural janë shkelje ligjore. E para duhet të shihet aspekti ligjor, nëse procedura, ligji, bie ndesh me këto vendime, nuk janë në rregull. Kur ishte e shkarkuar qeveria mori një sër vendimesh që bien ndesh me procedurat për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të bordeve”, tha Tahiri në Frontal.

Tahi më tutje theksoi se ish-kryeministri Kurti, ka vepruar me standard të dyfishtë duke i emëruar në këto borde anëtarë të Vetëvendosjes.

“Ai angazhoi njerëz të Vetëvendosjes, njerëzit kanë pritur tjetër çasje, këtu është standardi i dyfishtë i qeverisë së kaluar’, u shpreh ai./ Gazeta Sinjali/