image Zullumqari i Qeverisë që po i bllokon banorët me Land Roverin e shtetit

Kosovë

Abuzim/ Zullumqari i Qeverisë që po i bllokon banorët me Land Roverin e shtetit

news image

Pushteti shpeshëherë në Kosovë e ka dëshmuar se qëndron mbi ligjin.

Legjislacioni ndonëse i miratuar që të zbatohet njëjtë për të gjithë, në praktikë nuk po mundëson barabartësi të të gjithë qytetarëve para ligjit.

Një shembull  i tillë i abuzimit të pushtetit me ligjin është regjistruar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, rast i cili nuk do të ishte toleruar po të ishte bërë nga ndonjë qytetar i rëndomtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një shofer i Qeverisë së Kosovës me makinën “Land Rover”, me targa 3Z 004 04, po e bllokon hyrjen e objektit të ndërtesës së banimit.

Madje, sipas qytetarëve kjo shkelje është bërë e përsëritur dhe ndodhë pothuajse çdo natë ku drejtuesi i këtij automjeti zyrtar bën parking të paligjshëm duke bllokuar hyrjen dhe ngulfatur banorët. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes “Vrojtuesit e Lagjes” në facebook, ku është postuar fotografia e veturës. / Gazeta Sinjali/