Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
Në një shkresë drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që Kadri Veselit, t’i vazhdohet paraburgimi.
Në një shkresë drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Prokuroria ka deklaruar se vazhdimi i paraburgimit mbetet i nevojshëm.
Ata kanë përmendur si rreziqe, rrezikun e arratisjes, pengimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe rrezikun për të kryer krime të mëtejshme.
Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specializuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.
Anekset e aktakuzës i gjeni KËTU