image Zotohet Muhaxheri: Nëse bëhem kryeministër, do ta heqë taksën ndaj Serbisë

Kosovë

Zotohet Muhaxheri: Nëse bëhem kryeministër, do ta heqë taksën ndaj Serbisë

news image

Ndonëse më herët kishte thënë se nuk ka ambicie për ta drejtuar partinë, kryetari i Pejës, dhe anëtari i kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri, në një paraqitje të fundit nuk e ka fshehur dëshirën e tij për një gjë të tillë. Madje ai ka dhënë fjalë të mëdha se nëse bëhet kryetar i LDK-së, e me këtë edhe kryeministër i vendit, ai do ta largojë taksën e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

Muhaxheri ka thënë se këtë vendim do ta merrte për t”i hapur rrugë Kosovës.

“Do ta shfuqizojë taksën dhe do ta marrë përgjegjësin për të diskutuar dhe për t’i çelur rrugën këtij vendi. Është mendim personal i imi që është gabim”, ka deklaruar Muhaxheri.

Muhaxheri e ka shprehur haptazi dëshirën e tij që Lidhja Demokratike e Kosovës të bëjë koalicion me Vetëvendosjen. Për të nuk është me rëndësi nëse koalicioni bëhet parazgjedhor apo pas zgjedhor.

“Ose para ose pas zgjedhor pres dhe mendoj që duhet të bëjë koalicion me VV-në”, ka thënë ai në Dukagjini.
“Partia më e madhe e merr kryeministrin, VV duhet me i ndërruar disa programe me i bë më të djathta edhe ne disa programe me i ndërruar dhe me i bë më të majta”, ka deklaruar Muhaxheri.