image "Zoti të pastë në dorë", Blerta Deliu lutet për shërimin e Adriana Matoshit

Sociale

“Zoti të pastë në dorë”, Blerta Deliu lutet për shërimin e Adriana Matoshit

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, zbuloi sot se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në kokë. Pas këtij lajmi, deputetja dhe aktorja mori mbështetje dhe lutje për shërimin e saj nga shumë njerëz, shoqëria e saj dhe të famshëm.

Në mesin e personave që i kanë uruar deputetes sukses në operacionin e të mërkurës, është edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila bëri një postim në rrjete sociale.

“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu teksa ka ndarë një fotografi krah Matoshit./GazetaSinjali/