image Kjo është pasuria e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi

Bota e Yjeve

Kjo është pasuria e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi

news image

Të premten janë publikuar listat e deklarimeve të pasurisë për personat zyrtarë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Aktorja Adriana Matoshi, duke qenë se prej vitit 2021 ushtron profesionin e deputetes në Kuvendin e Kosovës, ka bërë gjithashtu deklarimin e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave vjetore.

Adriana ka deklaruar shtëpi 66 metra katrorë në vlerën 400 mijë euro, e cila është në pronësi të prindit të saj.

Por nga deklarimi i pasurisë, reulzton se ajo nuk ka pasur të luajtshme, zotërim të aksioneve në shoqëri tregtare, posedim të letrave me vlerë apo investime në kriptovaluta. Aktorja e filmit “Martesa” sipas deklarimit që ka bërë në AKK, ka afro 1250 euro kursime në bankë.

Ndërkohë të hyrat e saj vjetore janë 20,150 euro nga Kuvendi i Kosovës, 4,000 euro nga angazhimi i saj artistik në produksionin Doeel në Shkup dhe 3,800 euro të hyra nga angazhimi i saj në serialin vendor “Sha je be tu folën”.

/GazetaSinjali/