image Zonja e parë e Francës paralajmëron padi pas thashethemeve se është burrë

Botë

Zonja e parë e Francës paralajmëron padi pas thashethemeve se është burrë

news image

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron ka thënë se do të ndërmarrë veprime ligjore për thashethemet se ajo ka lindur si burrë me emrin Jean-Michel Trogneux qarkulluan në Twitter francez.

Gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron, 68-vjeçarja Brigitte Macron, do të padisë nxitësit e teorisë së çuditshme të konspiracionit, raporton Independent.

Thashethemet nisën kur revista e krahut të djathtë Faits et Documents botoi një artikull në shtator duke pretenduar se kishte kryer një hetim tre-vjeçar ndaj zonjës Macron dhe se teoria e tyre u mbështet nga shumë ekspertë, sipas CNews.

Më 10 dhjetor, gazetarja që pretendoi se kishte “hetuar” pretendimet – Natacha Rey – dha një intervistë në lidhje me teorinë që zgjati pothuajse katër orë, sipas Numerama. Videoja u fshi, por jo para se të kishte fituar një shikueshmëri prej 470,000 njerëzve.

Ditë më vonë, më 13 dhjetor, hashtag-u #JeanMichelTrogneux hyri në trendet kryesore në Twitter në Francë. Hashtag-u është përdorur më shumë se 66,000 herë në Twitter.

Trogneux është emri i vajzërisë së zonjës Macron. Këto thashetheme janë shfaqur vetëm disa muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale franceze në prill. Kishte disa meme dhe shaka të papëlqyeshme për zonjën e parë franceze në platformën e mediave sociale dhe raportet thanë se ajo ishte “e zemëruar” me thashethemet për gjininë e saj.

Kjo nuk është hera e parë që një figurë e fuqishme femër goditet nga këto lloj thashetheme absurde. Michelle Obama, ish-zonja e parë e ShBA-së dhe Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re, kanë qenë të dy viktima të teorive konspirative për seksin e tyre./GazetaSinjali/