Zjarri ka përfshirë edhe Zonën Industriale në Shirokë dhe sipas kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt, gjendja është serioze, shkruan Gazeta Sinjali.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka kërkuar ndihmë nga Prizreni dhe Mamusha, gjithashtu fton të gjithë ata që mund të ndihmojnë.
“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në terren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë”, shkroi ai në Facebook./GazetaSinjali/