image Zjarri në Tophane, policia jep detaje

Siguri

Zjarri në Tophane, policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali raportoi më herët se një ndërtesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë u përfshi nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.

“Sot rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një  ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk  raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarje”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/