image Zjarri kaplon një shtëpi në Rahovec, ende nuk dihet shkaku
[wp-story id="814678"]

Siguri

Zjarri kaplon një shtëpi në Rahovec, ende nuk dihet shkaku

news image

Pasditen e djeshme, Policia e Kosovës ka pranuar informacione për një incident zjarri në rrugën “Tafil Zymberaj” në Rahovec.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se me të marrë informacionet, Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se është duke u djegur një shtëpi njëkatëshe me tri dhoma.

Siç mëson Sinjali, në momentin që ka ndodhur zjarri s’ka qenë askush në shtëpi dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga zjarrfikësit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë eksperti i zjarrit dhe krim teknika.

Sipas të njëjtave burime, nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti “Incident zjarri”.

/GazetaSinjali/