image Zjarri ia përfshinë shtëpinë, vdes kaçanikasi

Siguri

Zjarri ia përfshinë shtëpinë, vdes kaçanikasi

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij një burrë mëngjesin e së hënës në Kaçanik.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur,  viktima mashkull kosovar.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/