image Zjarrfikësit në Podujevë ia shpëtojnë jetën një gruaje që kishte përfunduar në një pusetë 10 metra të thellë

Siguri

Zjarrfikësit në Podujevë ia shpëtojnë jetën një gruaje që kishte përfunduar në një pusetë 10 metra të thellë

news image

Puna e zjarrfikësve është me rreziqe të mëdha, por edhe më e vështirë është për zjarrfikësit e Kosovës, të cilët punojnë në kushte të mjerueshme të punës, me mungesë pajisjesh e orar të tejzgjatur.

Pavarësisht kushteve, një rast që ndodhi sot në fshatin Llaushë të Podujevës nxori në pah misionin dhe punën e tyre të përditshme heroike, raporton Gazeta Sinjali.

Zjarrfikësit e kësaj komune arritën që ta shpëtojnë një grua të moshës rreth 60-vjeçare, e cila kishte përfunduar në një pusetë 10 metra të thellë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga ky stacion.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:04, në fshatin Llaushë, lagjja ‘Xhemajl Xhemajli’. Gruaja ka qenë e moshës rreth 60-vjeçare. Ekipi ka mbërri shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe e kanë shpëtu, e kanë nxjerrë nga aty dhe më pas e kanë përcjell për në Emergjencë”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Sinjali/