image Zjarret në Turqi shihen edhe nga sateliti

Evropë

Zjarret në Turqi shihen edhe nga sateliti

news image

Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.

Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga fshatrat dhe nga qendrat e pushimeve, shkruan Sky News, përcjell Gazeta Sinjali.

Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajonet turke të Mesdheut dhe Egjeut gjatë muajve të thatë të verës, ndonëse faji për disa zjarre në të kaluarën u është lënë zjarrvënës së qëllimshme ose militantëve kurdë.

/GazetaSinjali/