image Zjarret në Hawaii shkaktojnë 93 viktima, identifikohen vetëm 2 prej tyre

Botë

Zjarret në Hawaii shkaktojnë 93 viktima, identifikohen vetëm 2 prej tyre

news image

Zjarret në Hawaii kanë shkaktuar 93 viktima, ku vetëm dy prej tyre janë identifikuar deri më tani. Sipas një raporti të New York Post, zyrtarët e qarkut Maui thanë se gati një javë pasi ishulli u shkatërrua nga zjarri, vetëm dy viktima janë identifikuar dhe vetëm 3 përqind e zonës është kontrolluar deri më tani.

Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, u ka bërë hirrje të mbijetuarve që të dhurojnë mostra të ADN-së për të ndihmuar në detyrën tashmë të vështirë të identifikimit të të vdekurve.

“Ne kemi nevojë që ju të bëni testin e ADN-së. Ne duhet të identifikojmë të dashurit tuaj”, tha Pelletier.

Pelletier dhe zyrtarët nuk kanë dhënë ende një vlerësim se sa njerëz janë të zhdukur, me vendasit që kanë krijuar një grup në Facebook që përshkruan gjendjen e vështirë të gati 5,000 banorëve.

Dëmi më i madh ndodhi në qytetin turistik të Lahaina, i cili ka një popullsi prej rreth 13,000 banorësh u shkatërrua nga zjarret.

/GazetaSinjali/