image Zjarr pranë Kongresit amerikan, evakuuohet personeli i Joe Biden

Botë

Zjarr pranë Kongresit amerikan, evakuuohet personeli i Joe Biden

news image

Ndërtesa e Kongresit amerikan në Washington është vendosur nën bllokim mes një kërcënimi të jashtëm që doli se ishte një zjarr aty pranë, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia e Kongresit Amerikan njoftoi se përderisa një zjarr u raportua disa blloqe larg ndërtesës nën një urë aty pranë, ligjvënësit dhe personeli tjetër në Kongres u informuan menjëherë pasi tymi shihej nga larg. Atyre iu kërkua që të qëndronin brenda ndërtesave dhe larg dritareve dhe dyerve të jashtme.

Departamenti i zjarrit dhe shërbimeve të urgjencës i Washingtonit në rrjetet sociale njoftuan se ata iu përgjigjën “një zjarri të jashtëm në bllokun ‘100 H St SE’ që është shuar”.

Departamenti njoftoi se nuk janë regjistruar lëndime. Personeli i përfshirë në provën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, është evakuuar nga zona.

Kongresi Amerikan aktualisht po funksionon si një zonë ushtarake para inaugurimit të Bidenit, që do të bëhet të mërkurën, me rritjen e sigurisë pasi mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump, u përleshën me policinë dhe bastisën ndërtesën e Kongresit më 6 janar.

Revolta e dhunshme rezultoi në vdekjen e pesë personave. Përreth Kongresit, ndërtesave të zyrave përreth dhe Gjykatës së Lartë janë vendosur barrikada.

/Gazeta Sinjali/