image Zjarr në Sopijë të Suharekës, Muharremaj: Po shkaktohen nga persona të papërgjegjshëm - Sinjali

Zjarr në Sopijë të Suharekës, Muharremaj: Po shkaktohen nga persona të papërgjegjshëm

news image

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka publikuar një video të pjesës e cila është përfshirë nga zjarri.

Teksa ka theksuar se zjarret po shkaktohen nga personat e papërgjegjshëm, Muharremaj ka bërë thirrje që të ketë një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve.

Kjo gjendje e shkaktuar nga zjarri është në fshatin Sopijë.

Temperaturat e larta tani shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Ju lutem keni kujdes, dhe mbrojeni ambientin, në mënyrë që mos të kemi dëme të mëdha materiale”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin