image Zjarr në një fabrikë në Greqi, në mesin e të lënduarëve edhe një shqiptar

Evropë

Zjarr në një fabrikë në Greqi, në mesin e të lënduarëve edhe një shqiptar

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karditsa, ku si pasojë e një shpërthimi janë plagosur 4 persona. Dy nga të  plagosurit kanë marrë plagë në fytyrë, duar dhe shpinë dhe ndodhen të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Në fakt po ndërmerren veprime për transferimin e tyre brenda ditës në njësinë e djegieve, në një spital në Athinë apo Selanik. Një nga të plagosurit është një 28 vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 55-vjeçar banues në Palamas.

Dy punëtorët e tjerë (54 dhe 58 vjeç) që mbetën të plagosur nga shpërthimi janë në shtruar në Spitalin e Karditsa. Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme, në një fabrikë xhinsesh në rrugën Palama-Itea Karditsa, gjatë punimeve për montimin e një makinerie, e cila sipas informacioneve ishte riparuar dhe nuk ishte lidhur ende me kaldajën.

Megjithatë, vijojnë hetimet për shkakun e aksidentit. Nga shpërthimi ka rënë zjarr në fabrikë, i cili për fat nuk është përhapur pasi është mobilizuar menjëherë.

/GazetaSinjali/