Një zjarr i madh e ka përfshirë një objekt në lagjen 28 në Fushë Kosovë.
Në fotot e dërguara nga një sinjalizues, shihet objekti duke u djegur, ndërsa zjarrfikësit intervenojnë.
Pak më larg shihen edhe disa policë bashkë me banorët të cilët po e përcjellin situatën.
Nuk dihet për shkaqet e zjarrit, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/