Sot në orët e mëngjesit është shfaqur një vatër zjarri në bjeshkët e Rugovës, pak ditë më pas kur në disa komuna të Kosovës u shfaqën disa vatra të zjarreve të cilat kanë arritur të lokalizohen.
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna ka njoftuar se zjarrvënia po dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.
“Sipas njoftimeve nga DAPK Bjeshkët e Nemuna, gjatë natës së mbrëmshme pas reshjeve që kanë ndodhur në regjionin e Rugovës, ishin shuar të gjitha zjarret aktive dhe situata ishte nën kontroll. Në bazë të rrethanave dhe lokacionit ku është shfaqur zjarri dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Lidhur me rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që sipas informatave nga DAPK Sharri, në territorin e këtij parku, gjatë ditës së sotme nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ku shihet duke dalë tym nga këto Bjeshkë.