image Zjarr masiv në malin e Shëngjinit

Rajon

Rajon/ Zjarr masiv në malin e Shëngjinit

news image

Prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, zjarret vijojnë të jenë aktive në malin e Shëngjinit edhe mesditën e sotme.

Njësitet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë, por nuk kanë arritur ta shuajnë atë, në ndihmë zjarrfikësve i kanë dalë edhe forcat e ushtrisë.

Zjarri ka vazhduar të zgjerohet edhe më shumë në orët e pasdites si shkak i erërave që kanë fryrë.

Për këtë zjarr ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu i shtetit të Shqipërisë po e ndjek me shumë shqetësim situatën e shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Ai inkurajon marrjen e menjëhershme të masave.

“Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve” thuhet në njoftimin e presidencës./Sinjali/