image Zjarr i madh në Lupç të Podujevës, zjarrfikësit e shuajnë pas disa orësh

Siguri

Zjarr i madh në Lupç të Podujevës, zjarrfikësit e shuajnë pas disa orësh

news image

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa pjesë të Kosovës, duke angazhuar njësitet zjarrfikëse në intervenime të vazhdueshme.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në fshatin Lupç të Podujevës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit e kësaj komune, të cilët pas disa orësh intervenimi kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje për dëmet e shkaktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/