image Zjarr gjigant në mes të Stambollit

Rajon

Zjarr gjigant në mes të Stambollit

news image

Gjatë mesditës së sotme në Stamboll ka nisur një zjarr gjigant në një magazinë logjistike.

Ndërkohë që Turqia është duke u përballur me një situatë të vështirë me zjarret në jug-perëndim të vendit. Shtëllungat e mëdha të tymit në qiell kanë frikësuar mjaft banorë.

Një numër i madh zjarrfikësesh ndodhen në zonë për të shuar flakët, të cilat kanë pushtuar një zonë të gjerë.

Zjarri ra në lagjen Esenyurt, ndërsa për fat të mirë nuk ka njoftim për të vdekur. /GazetaSinjali/