Klubi saudit, Al Nassr raportohet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Chelseas, Hakim Ziyech.
Gazetari italian, Fabrizio Romano thekson se Al Nassr kanë arritur marrëveshje të plotë verbale me Hakim Ziyech për t’iu bashkuar klubit.
Sipas tij, kushtet personale gjithashtu janë të dakorduara.
Ziyech do të nënshkruajë deri në qershor 2026, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Marrëveshja u arrit edhe me Chelsean dhe tashmë dokumentet janë në procedim, dhe më pas nënshkrimit të kontratave, njofton Romano.