image Potter tregon nëse Ziyech ka të ardhme te Chelsea

Futboll

Potter tregon nëse Ziyech ka të ardhme te Chelsea

news image

Trajneri i Chelseas, Graham Potter ka sugjeruar që Hakim Ziyech ka një rol për të luajtur në planet e tij te Chelsea, pavarësisht spekulimeve për largimin e tij në janar.

Ndërkombëtari i Marokut, i cili ndihmoi vendin e tij për të bërë histori në Katar 2022, pasi ata u bënë kombi i parë afrikan që arriti një gjysmëfinale të Kupës së Botës, është kufizuar në vetëm nëntë paraqitje në nivel klubesh këtë sezon. Ziyech ka nisur vetëm një ndeshje në Premier League dhe është spekuluar për një lëvizje në Itali përpara afatit kalimtar të janarit.

I pyetur nëse Ziyech ka një të ardhme në Stamford Bridge përpara rikthimit të Chelseat në skuadrën vendase, trajneri i Bluve Potter tha: “Ai ka qenë pak larg nga formacioni i parë, por ai ka qenë i përfshirë në lojëra. Ai hyri në ndeshjen e parë si zëvendësues. Ne i dimë cilësitë e tij, na pëlqen si lojtar, ai luan mes rreshtave, ka cilësi fantastike të cilat i pamë në Kupën e Botës. Mund të flasim shumë, por shanset janë që gjithmonë të ketë lojtarë të mirë që nuk janë në formacionin fillestar, duhet të jeni të durueshëm. Jam i kënaqur për të, kam mbajtur kontakte me të gjatë Kupës së Botës. Jam i kënaqur për të që mori kohën e lojës dhe ndihmoi ekipin e tij. Ai është një djalë i mirë dhe ka cilësi”, ka deklaruar Potter.

/GazetaSinjali/