image Ziadeh merr detyrën si shefe e UNMIK-ut në Kosovë

Politikë

Ziadeh merr detyrën si shefe e UNMIK-ut në Kosovë

news image

Caroline Ziadeh ka marrë drejtimin e zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.

Ajo vjen nga Libani për ta mbajtur pozitën e përfaqësueses së Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë.

“Pres me padurim të angazhohem me autoritetet e Kosovës dhe shoqërinë civile, si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë në Kosovë dhe rajon. Nën udhëheqjen time, UNMIK-u do të mbajë përkushtimin për të mbështetur institucionet dhe popullin e Kosovës në realizimin e një të ardhmeje më paqësore dhe prosperuese përmes promovimit të të drejtave të njeriut, ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve dhe fuqizimit të agjentëve të ndryshimeve pozitive, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë”, është shprehur ajo.

“UNMIK-u do të mbetet i palëkundur në mbështetje ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe paqes e pajtimit afatgjatë”.

Ziadeh para se të shërbejë në Kosovë, ka shërbyer nëpër pozita të ndryshme e misione të ndryshme.

“Pas shërbimit që nga viti 2017 si Drejtoreshë e Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare, Konferencave dhe Shërbimeve Kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit, Znj. Ziadeh sjell me vete një përvojë gati 30 vjeçare në diplomacinë ndërkombëtare me njohuri të gjerë të Kombeve të Bashkuara ku udhëhoqi delegacionet kombëtare në Kombet e Bashkuara për ҫështje të ndërlidhura me të drejtat e njeriut, agjendën mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe migrimin”, thuhet në kumtesë./GazetaSinjali/