Civilët në Zhytomyr, 150 kilometra në perëndim të Kievit, janë zotuar të qëndrojnë dhe të luftojnë pavarësisht granatimeve të rënda ruse që shkatërruan dhjetëra ndërtesa dhe vranë disa njerëz, përfshirë fëmijë.
“Është e vështirë për civilët të kuptojnë se cili ishte qëllimi i këtyre sulmeve“, raportoi Step Vaessen i Al Jazeera, duke vënë në dukje se qyteti është disa qindra metra larg nga një bazë ushtarake.
“Zemërimi këtu është i padurueshëm“, tha Vaessen ndërsa ecte nëpër rrënojat e një prej tre zonave të banuara që u rrafshuan nga sulmet.
“Njerëzit janë vërtet sfidues… ata thonë se nuk do të shkojnë askund dhe nëse rusët vijnë, ne do t’i luftojmë ata”, shtoi Vaessen.