Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat.
Ajo është mjaft aktive me projekte muzikore, por në të njëjtën kohë ajo di edhe si ta marrë vëmendjen e fansave, shkruan Gazeta Sinjali.
Përpos karrierës profesionale, ajo është aktive edhe me postimet nga përditshmëria.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka zgjedhur që të provokojë imagjinatën e fansave të saj.
E veshur me një këmishë të bardhë, Dafina në rend të parë ka vënë gjoksin e formësuar.
Duket çartë se në këtë paraqitje artistja nuk ka vënë fare makijazh, kurse flokët i kishte lënë të lira mbi supe.
“Pa ty” në anën tjetër është hiti i saj i fundit, që erdhi si ‘remix’ me Muma dhe Cricket. /GazetaSinjali/